sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Fitoi 6-2 ndaj Breshias, vlerësimi dhe statistikat e Gjimshitit

Atalanta vazhdon me mrekullitë e saj gjatë këtij sezoni. Gjimshiti me shokë mbrëmjen e djeshme dhuruan spektakël, duke shkatërruar Breshian me rezultatin 6-2. Skuadra e Gasperinit vazhdon e shënon, duke u renditur e dyta në Europë në këtë aspekt, pas Bajernit të Mynihut. Në 33 ndeshje të luajtura bergamaskët kanë sulmin më të mirë në Itali me 93 gola të shënuar.

Kanë sulmin më të mirë, por edhe mbrojtja e bën punën e saj më së miri, me Gjimshitin, që e nisi si zakonisht titullar ndeshjen e mbrëmshme, për tu zëvendësuar nga Cziborra në minutën e 74, me qëllim relaksimin për të qenë gati për ndeshjen e radhës.

Vlerësim mesatar nga “Eurosport” për yllin e kombëtares sonë, i cili nuk kishte shumë punë mbrëmjen e djeshme, diçka që e tregon rezultati. Media prestigjoze e vlerëson Gjimshitin me notën 6.5 dhe e arsyeton kështu: “E filloi pak në mënyrë të komplikuar, por më pas merr masat dhe fiton besimin e nevojshëm. Paraqitje e mirë, i ndihmuar nga trendi i njëanshëm i lojës”.

Statistikat e Gjimshitit ndeshjen e mbrëmshme:

Minuta 74
I dribluar 0
Spastrime në zonë 3
Ndërhyrje 3
Duele në tokë 3(3)
Duele në ajër 3(2)
Humbje topi 11
Prekje të topit 86
Pasime 61(84.7%)
Topa të gjatë 4(1)