sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Festë te Reali, sulmuesi që rezulton gjithmonë “i paqartë” në testin ndaj COVID-19 mund të luajë

Real Madrid ka marrë një lajm të mirë sot pasdite, pasi ka mësuar se sulmuesi brazilian i skuadrës, Vinicius Zhunior, ka rezultuar negativ në testin e dytë që zhvilloi gjatë ditës së sotme. Braziliani ishte në dyshim për sfidën ndaj Deportivo Alavesh pas testit të sotëm për COVID-19 që ishte kryer në mëngjes në klub.

Vinicius duket se ka probeme sa herë që zhvillon teste, pasi për herë të dytë që pas ndalesës për pandeimnë, rezultati i testit të tij kthehet “i paqartë”. Edhe kur rinisën stërvitjet ai alarmoi klubin, pasi rezultoi “i paqartë” e në fillim menduan se ishte pozitiv, situatë që u sqarua me testet pasardhëse.

Edhe sot, futbollisti në mëngjes rezultoi “i paqartë” në testet që u kryen pasi u mësua se Luka Joviç ishte pozitiv. Zidan i shqetësuar deklaroi në konferencë se shpresonte që të kishte përsëri një ngatërresë. Testet e pasdites kanë treguar se ka rezultuar pikërisht ashtu.

Lojtari brazilian ka rezultuar negativ ndaj virusit dhe i është bashkuar ekipit nga i cili ishte izoluar pas testit të parë. Ai pritet që të jetë i gatshëm dhe mund të aktivizohet në sfidën ndaj Alavesh. /vipsport.al/