sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Fati i ndeshjes u diktua nga shqiptarët, Gashi e Balaj fitojnë me spektakël ndaj Zeqirit

Andi Zeqiri ishte më i miri i Luzanës mbrëmjen e djeshme, por në fund nuk mundi të dalë fitimtar nga përballja me Araun e Shkëlzen Gashit dhe Liridon Balajt, me ndeshjen që përfundoi 5-4. Zeqiri zhvilloi një ndeshje shumë të mirë duke u përfshirë në tre nga katër golat e skuadrës së tij.

Ai hapi sfidën në minutën e 8, më pas dha asisitin e golit të dytë të skuadrës së tij dhe në fund arriti të ngushtojë shifrat në minutat shtesë, por pa mundur të ketë mbështetjen e duhur nga shokët e tij për të tentuar barazimin. Një tjetër shqiptar shkëlqeu nga krahu tjetër. Liridon Balaj ishte superstari i Araut në ndeshjen e djeshme.

20-vjeçari ishte autor i një triplete, duke iu përgjigjur në mënyrën e duhur golave të Zeqirit. Talenti mundi të shënonte golin e baraspeshës 1-1 fillimisht dhe më pas edhe të 3-3, para se të shënonte edhe golin e 4-3 dhe të projektonte triumfin e madh të skuadrës së tij, që deri në një moment po humbte 1-3.

Në këtë ndeshje kishte minuta edhe për Shkëlzen Gashin, i cili gjithashtu la shenjën e tij në këtë ndeshje, të vendosur thuajse plotësisht nga shqiptarët. Sulmuesi u aktivizua në minutën e 76 dhe mundi të japë asistin e golit të pestë të skuadrës së tij, që në fund rezultoi edhe deçiziv për tre pikë të rëndësishme në llogari të Ligës së dytë zvicerane. /vipsport.al/