sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Është arritur marrëveshja, Lautaro do kalojë te Barcelona këtë verë

Muajt e fundit është folur shumë për një transferim të Lautaro Martinez te Barcelona, por klubi katalanas nuk ia doli të paguajë klauzolën prej 111 milionë eurosh për prishjen e kontratës së tij me Interin, e vlefshme deri më 7 korrik. Megjithatë, “ESPN” ka raportuar mbrëmjen e sotme se Interi dhe Barcelona kanë arritur tashmë marrëveshjen për transferimin e sulmuesit argjentinas në “Camp Nou” dhe finalizimi i tratativave mbahet pezull nga Filipe Kutinjo.

Kjo për shkak se katalanët duan të shesin më parë fantazistin brazilian dhe me paratë e grumbulluara nga ikja e tij do të paguajnë për kartonin e Lautaros. Vlen të theksohet se palët nuk e kanë me ngut, pasi argjentinasi nuk mund të federohet te Barça para muajit shtator, kohë kur edhe hapet merkatoja dhe e mjaftueshme për të shitur lojtarë dhe siguruar shumën e kërkuar nga Interi.

Kutinjo këtë sezon e ka kaluar si i huazuar te Bajerni i Mynihut, por bavarezët kanë hequr dorë nga blerja e tij. Gjithsesi drejtuesit katalanas janë optimistë për shitjen e tij, pasi nuk mungojnë ofertat nga Premier Liga, ku Kutinjo ka shkëlqyer më së shumti. Te Barcelona synojnë të arkëtojnë të paktën 80 milionë euro për kartonin e mesfushorit, para që më pas do të kalojnë menjëherë në arkat e Interit, bashkë me një lojtar, për të marrë në “Camp Nou” sulmuesin Lautaron. /vipsport.al/