sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

“Erdhi koha për t’ju falenderuar”, Klaus Gjasula njofton largimin nga Paderborn

Klaus Gjasula këtë sezon ishte një nga më të mirët e Paderbornit, por në fund nuk mundi t’i shpëtojë kthimit në Bundesliga 2. 30-vjeçari ishte edhe autor i thyerjes së një rekordi negativ, por historik për Bundesligan, duke u bërë lojtari me më shumë kartonë të verdhë brenda një edicioni me 17 të tillë.

Përtej gjithë këtyre, aventurës së tij te Paderborn i ka ardhur fundi dhe këtë e ka konfirmuar vetë ai përmes një mesazhi falenderimi për klubin, shokët dhe tifozët. Mesfushori i kombëtares largohet kështu pas dy vitesh te Paderborn si lojtar i lirë. Për të pak ditë më parë pati treguar interes klubi i Fortuna Dyseldorf, që gjithashtu këtë sezon ra nga Bundesliga.

“Erdhi koha për t’ju thënë faleminderit, faleminderit për dy vite të pabesueshëm! Faleminderit që isha pjesë e këtij klubi dhe kësaj skuadre! Faleminderit që bëmë historinë! Faleminderit për të gjitha momentet e bukura dhe jo të bukura, sepse ne na duhen të dyja anët për të ecur para në jetë.

Ka qenë gjithmonë një nder të luftoja krah jush! Do të kisha dashur të them lamtumirë ndryshe, por për fat të keq nuk mund të ndryshohet. Sinqerisht, ju uroj më të mirat në rrugën përpara jush. Shihemi së shpejti”, shkruan 30-vjeçari në llogarinë e tij në rrjetet sociale. /vipsport.al/