sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Egbo pas dëshmisë te Etika: Vetëm Zoti nuk bën gabime, nuk më intereson çfarë ndodh anash

Emanuel Egbo ka qenë një nga ata të cilët kanë dëshmuar sot para Komisionit të Etikës në FSHF rreth ndeshjes së shumëpërfolur mes Bylisit dhe Tiranës që ka ndezur alarmet për trukim në kompanitë e basteve në të gjithë  botën. Tekniku i bardhebluve shpjegoi atë që kishte ndodhur brenda seancës dëgjimore, si dhe si po përgatitej për duelin e dytë ndaj ballshiotëve.

“Më kërkuan shpjegime çfarë ndodhi dhe ia kam shpjeguar si trajner i ekipit, si e kemi parë, si e kemi lajtur e si ka mbaruar. Nëse ka ndodhur, gjithçka është në dorën e tyre. Unë kam shpjeguar se çfarë kam parë si trajner e si kemi luajtur, pastaj ata do të vendosin se çfarë do të bëjnë ata.

Vetëm Zoti nuk bën gabime në jetën e tij se është Zoti. Njerëzit një ndeshje mund të jenë të dobët e në ndeshjen tjetër mund të jenë mirë. Keni parë ndeshje të tjera ku ne kemi luajtur keq në pjesën e parë dhe kemi luajtur shumë mirë pjesën e dytë. Këtë ndeshje duhet ta harrojmë se kemi nesër një tjetër ndeshje.

Unë kam besiom se do të luftojmë, do të futemi në fushë e do të luftojmë për të marrë maksimumin në ndeshje. Është ndeshje që duhet të fitojmë, është e dyta. Mund të bëjmë rotacion në të parën  e të shohim si shkon pastaj, por jo në të dytën. Jemi me fat që kemi bërë një gol atje, po fituam 1 0 në Tiranë kualifikohemi. Do të fusim në fushë ata që janë 100% të gatshëm për ndeshjen.

Nuk mendoj për akuzat apo për diçka të tillë. Unë mendoj të fut ekipin në fushë dhe të jap 100%. Se çfarë ndodh anash nuk më intereson. Më intereson si të fus ekipin në fushë, për mundësitë për t’u kualifikuar në finalen e Kupës”, tha Egbo. /vipsport.al/