sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Egbo: E pres shumë agresiv Bylisin nesër, ndaj Skënderbeut nuk ishim në formë

Nesër në orën 17:45 në Ballsh luhet një nga dy gjysmëfinalet e para të Kupës së Shqipërisë. Bylisi pret Tiranën në “Adush Muça” dhe në lidhje me këtë ndeshje ka folur trajneri i bardhebluve, Emanuel Egbo. Nigeriani si gjithmonë i jep rëndësinë e duhur kundërshtarit dhe tregon “çelësin” e suksesit të përmbysjes ndaj Skënderbeut.

BYLISI – “Normalisht është një ndeshje e vështirë. Edhe ne, edhe ata e dëshirojnë këtë finale. E kemi vlerësuar maksimalisht këtë takim. Bylisi është skuadër që u ka hapur probleme shumë skuadrave në kampionat dhe kanë lojtarë që japin maksimumin në fushë”.

NDESHJA – “Është ndeshje kupe, në kampionat është ndryshe. Ndeshja e parë e Kupës luhet në shtëpinë e tyre, pres që Bylisi të shfaqet agresiv në lojë dhe të jetë i karikuar maksimalisht për ndeshjen e nesërme”.

FORMACIONI – “Nuk e di, nuk kam vendosur akoma. Në shumë takime kanë luajtur një numër i caktuar lojtarësh. Nuk do të thotë që lojtarët që kanë marrë pak minuta të mos jenë titullarë. Çdo lojtar që është pjesë e këtij ekipi, duhet të jetë i gatshëm për çdo moment”.

FITORJA NDAJ SKËNDERBEUT – “Nuk ishim në formën e duhur dhe të karikuar në pjesën e parë. Në dhomat e zhveshjes u thashë lojtarëve: Çuna, jam i bindur që ju mund ta ktheni rezultatin’. Sigurimi titullit ndaj Kukësit ose Partizanit? Nuk e di, nesër kemi ndeshje me Bylisin. Pas kësaj ndeshjeje do të mendojmë për Kukësin”. /vipsport.al/