sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

“E trembi derbi, jo virusi”, Braçe kundër Sormanit, ironizon Tiranën: Ikni e merrni titullin e parapaguar me baste

Erion Braçe me një postim të gjatë në rrjetet sociale ka thumbuar Tiranën pas derbit të sotëm të përfunduar në barazimin 1.1, duke ironizuar bardheblutë e duke i kujtuar ndeshjen që aludohet si e trukuar ndaj Bylisit. Në postimin e tij në Instagram, zëvendëskryeministri që njihet si tifoz i flaktë i të kuqve, nuk është kursyer as ndaj trajnerit Adolfo Sormani i cili sipas tij e braktisi skuadrën jo nga frika e virusit, por nga ajo e rezultatit të ndeshjes.

POSTIMI

“JU NUK DO JENI KURRE SI NE! TANI SHKONI E MERRNI TITULLIN TUAJ ME BALLSHIN, ATY KU PARAPAGOI BASTI JUAJ!

A e mbani mend? E morem titullin duke ju mundur ju, ne shtepine tuaj, me nder e dinjitet, duke u ngjitur shume lart!

Ju kurre nuk do arrini kete! As ne fushe, as ne stadiumin tuaj, madje madje as ne statistikat e yllit tuaj, tamam atij qe ju numeron gjate fashizmit, ju shuan pastaj dhe, ju numeron perseri keto 30 vitet e fundit; A jane 100 vite keto? Vec keshtu ju dilni fitues!

Si thate? 1 pike sot ishte si 3 pike! Vetem ju numeroni si ne baste!

Zgjohuni! Eshte ndryshe!

5 lojtare te semure, te munguar, nje ekip nen shokun e semundjes, por kurre nuk u ankuam, nuk refuzuam, nuk ikem, qendruam, luftuam deri ne fund!

#KYESHTEPARTIZANI

#KYESHTEKARAKTERI

Tani dy fjale me shume; Kurre, po kurre nuk ka ndodhur qe #PARTIZANIN ta braktise kush ne mes te betejes! Kurre! E braktisen tre te huaj qe jane trajtuar ketu, ne kete vend, ne kete shtepi, jo si punetore nen kontrate, por si miq nen zakonin me te mire te shqiptarit-shtepia ime eshte shtepia e mikut!

ATA NUK E MERITOJNE ME PARTIZANIN!

Nuk iken prej semundjes, nuk braktisen betejen nga frika e infektimit; Kujtohuni, keta e nisen stervitjen ende pa u hapur vendi nga karatina plotesisht.

I TREMBI DERBI! I TREMBI REZULTATI I TIJ! Iken pa provuar, pa luftuar, pa besuar tek #PARTIZANI!

Ndaj nuk e meritojne #Partizanin, nuk i meritojne keta djem!