sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

E mundi 4-0, Guardiola: Liverpuli është kundërshtari më i vështirë në karrierë, ju tregoj pse

Pep Guardiola është një nga trajnerët më të mirë të dekadave të fundit dhe skuadrat e tij kanë qenë padyshim ndër më të fortat. Gjatë karrierës, spanjolli ka patur disa kundërshtarë të fortë, por atë më të vështirin ai e ka patur përballë gjatë dy viteve të fundit.

Në një intervistë për mediet angleze, Pep tregon se kundërshtari më i vështirë i karrierës së tij si trajner ka qenë Liverpuli i Klop dhe tregon arsyet përse mendon kështu. Megjithatë, duhet të themi se Mançester Siti i Guardiolës në ndeshjen e fundit me Liverpul fitoi 4-0. Ndërkohë në përballjet me Klop, Guardiola është pas. Tetë fitore të spanjollit, kundrejt nëntë të gjermanit dhe dy barazime mes tyre.

“Kundërshtari më i fortë që kam pasur përballë gjatë gjithë karrierës sime është Liverpuli i dy viteve të fundit. Nëse i lejon të të dominojnë, ata të mbyllin në zonë dhe nuk të lënë të shpëtosh. Kur ti i dominon, ata vrapojnë nëpër hapësira si askush tjetër. Janë shumë të shpejtë kur kthehen mbrapa dhe janë shumë të fortë në strategji.

Lojtarët e Liverpul kanë forcë të madhe mendore. Klop është rivali për të cilin jam menduar më shumë sesi ta mund. Unë gjithmonë kam thënë se Real Madridi është një ekip shumë i fortë, ata më ndihmuan të bëhem trajner më i mirë me ndeshje të ashpra dhe gara me Zhoze Murinjon, Manuel Pelegrinin dhe të gjithë trajnerët që ata kishin.

Nëse më pyet se cili ka qenë rivali më i vështirë për mua për tu përballur, ka qenë Liverpuli. Vitet e para kur arrita në Angli, Liverpuli ishte pak më i dobët se tani dhe Real Madrid ishin më të fortë. Tani, ky Liverpul është më i vështiri që kam hasur në karrierën time si trajner”, u shpreh Guardiola. /vipsport.al/