sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

E kryer! Lëvizje e zgjuar e Tares, Lacio blen talentin e Real Madrid, mjaftojnë 15 milionë euro

Lacio këtë verë ka shumë punë në merkato. Tare dhe Lotito janë të detyruar të forcojnë skuadrën sepse sezonin e ardhshëm Lacio do të jetë pjesë e një kompeticioni si Champions League. Kryeqytetasit kanë nevojë për një sulmues qendre, që të mbështesë Imobilen në ofensivë dhe prej kohësh janë duke ndjekur pista të ndryshme.

Një prej tyre është edhe ajo Vedat Muriqit, por për shqiptarin nga Kosova ka shumë konkurrencë nga klubet angleze dhe Fenerbahçe nuk duket e gatshme ta lërë të lirë. Kështu, Tare ka kthyer sytë diku tjetër dhe gazetari italian, Alfredo Pedulla raporton se Lacio ka arritur marrëveshje me Real Madridin për të transferuar Borja Majoral.

23-vjeçarit i skadon kontrata me madrilenët verën e vitit të ardhshëm dhe Lacio ka përfituar jo pak për të ulur çmimin e talentit. Igli Tare mbyll operacionin me Realin për vetëm 15 milionë euro, pa të drejtë riblerje nga madrilenët, por me një marrëveshje verbale, që Reali të dijë skuadrat e interesuara për sulmuesin në të ardhmen.

Paga e Majoral te Lacio do të variojë nga 2,5-2,7 milionë euro, plus bonuset, që pritet të përcaktohen në kontratën, që do hartohet brenda pak kohësh. Majoral dy sezonet e fundit i ka kaluar te Levante. Në këtë edicion të La Ligas ai u aktivizua në 24 ndeshje si titullar dhe gjeti rrugën 8 herë, si dhe dhuroi 2 asiste. /vipsport.al/