sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

E kryer, Juventusi arrin akordin për të transferuar talentin shqiptar

Juventusi ka marrë disa mbrojtës të talentuar, por vazhdon të punojë për të përmirësuar difensivën. Një tjetër talent është afruar në shtëpinë bardhezi dhe bëhet fjalë për një djalosh me origjinë shqiptare. Albian Hajdari është lojtari më i ri i bardhezinjve.

Ai është vetëm 17 vjeç, por ka mundur të bindë skautët e kampionëve të Italisë për ta afruar. Gazetari italian Nikolo Shira raporton se Juventusi ka arritur akordin me adoleshentin dhe ai do të firmosë kontratë deri në vititn 2023.

Hajdari është rritur në akademinë e Bazelit, ku aktivizohej me ekipin U18. Mbrojtësi ka lindur në Zvicër dhe përfaqëson kombëtaren e të rinjve të këtij vendi. Së shpejti pritet zyrtarizimi si bardhezi, ku do i bashkohet ekipit të të rinjve. /vipsport.al/