sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Dy nga lojtarët më në formë të “skuqur”, Flamurtari e Bylisi me mungesa

Në orën 17:45, në Vlorë luhet një sfidë interesante, mes vendasve dhe Bylisit. Vlonjatët duan që të luftojnë dhe të luajnë me ndershmëri deri në fund, ndërsa Bylisi synon që t’i mundi, duke qenë se në fazën e dytë u mori pikë dhe ishte shumë afër fitores. Por, në këtë ndeshje, të dy trajnerët, Dovedan e Troisi kanë mungesa titullarësh.

Indio Olivera me të kuqe, pas ndeshjes në Laç, nuk ëhstë sot për Troisin, që në sulm do të ketë vetëm Ribajn, të mbështetur nga Hoxhaj, ndoshta Haruni e Vrapi nga pas. Ndërsa Donald Mëllugja për Bylisin është një mungesë me “peshë”, pasi mori të kuqe ndaj Partizanit.

Ndërsa duhet theksuar se trajneri Dovedan me shumë gjasa do të ketë në sfidën e sotme edhe Hadrojn dhe Barjamajn, rikuperimi i të cilëve ka ecur me ritme të kënaqshme, ndërsa Mozone është në dyshim.

Bylisi është vetëm dy pikë larg Vllaznisë së vendit të tetë dhe ballshiotët do të kërkojnë që të marin pikët e plota edhe për faktin se nuk duan të ndërlikojnë pozitat për zonën “Play-Out”, kur kanë mbetur për t’u luajtur edhe katër javë nga fundi i garës dhe në lojë janë 12 pikë.

E.Saliu/Vipsport.al/