sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Dy ndeshjet e fundit në stol, Gatuzo rikthen Hysajn titullar në transfertën e nesërme

Elseid Hysaj është ulur në stol në dy ndeshjet e fundit të kampionatit, teksa trajneri Xhenaro Gatuzo preferoi të mos e aktivizonte shqiptarin. Kjo lidhet edhe me shpeshtësinë që ndeshjet luhen tashmë në këtë periudhë duke qenë se kampionati pësoi një ndërprerje të gjatë si pasojë e koronavirusit.

Por, përsëri si pasojë e rotacionit, tashmë sipas mediave pranë klubit napoletan, shkodrani do të rikthehet të jetë titullar në ndeshjen e nesërme të Serisë A, atë në transfertë ndaj Xhenoas. Një takim i vështirë teksa të kaltërve iu duhen pikët e plota për të qenë në Kupat e Europës.

Ndërkohë, mbetet ende një mister e ardhmja e mbrojtësit të kombëtares në sezonin e ardhshëm, pasi Hysaj ka opsionin e rinovimit dhe atë të zgjedhjes së një klubi të ri. /VipSport.al/