sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Dy ndeshje në mbrëmje, e ndarë në dy ditë, Superiorja “zbardh” javën e 34

Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë të ditur edhe kalendarin e javës së 34-të të Superiores, nisur edhe nga varësia e sfidave të Kupës së Shqipërisë që zhvillohen këtë mesjavë. Java e 34-t do të zhvillohet në dy ditë. Fundjava që vjen do t’i rikthejë skudrat në fushë, me ndeshje interesante.

Të shtunën do të zhvillohen dy duele në orën 17:45, me Luftëtarin që do të presë Skënderbeun, kurse Tirana luan në “Selman Stërmasi” ndaj Flamurtarit.

E diela rezervon tri duele mjaft të forta. Kështu, në 17:45 Bylis ndeshet me Laçin në “Adush Muça”. Ora 20:45 rezervon dy duele të nxehta. Në “Loro Boriçi” Vllaznia pret Kukësin, ndërsa Teuta do të luaj me Partizanin në shtëpi. Ja ndeshjet dhe oraret e kësaj jave në Superiore…

Kategoria Superiore / Java 34

E shtunë, 18/07/2020

Luftëtari – Skënderbeu, ora 17:45

Tirana – Flamurtari, ora 17:45

 

E dielë, 19/07/2020

Bylis – Laçi, ora 17:45

Vllaznia – Kukësi, ora 20:45

Teuta – Partizani, ora 20:45

E.S./Vipsport.al/