sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Duka flet për ndeshjen mes Barçës dhe Napolit: Ngjan në karakter me trajnerin Gatuzo

Presidenti i FSHF-së, por edhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv në UEFA ka dhënë së fundmi një intervistë për “Punto Nuovo Sport Show”. Duka ka prekur temën e zhvillimit të ndeshjes së Ligës së Kampionëve mes Barcelonës dhe Napolit, e cila u vendos në rrezik për t’u luajtur në Katalonjë duke qenë se atje rastet e koronavirusit sa vijnë e shtohen. Ndërkohë, Duka ka folur edhe për Hysajn duke u shprehur se një zgjedhje e shkëlqyer do të ishte rinovimi me Napolin.

“De Laurentis ka të drejtë të mos dëshirojë të luajë në “Kamp Nou” pasi ka dëgjuar në media mbi situatën e Koronavirusit. Megjithatë të gjitha ndeshjet e kampionatit në shtëpi Barça i ka luajtur atje dhe tani për tani plani është që ndeshja të luhet atje. Nuk mendoj se do të ketë diçka tjetër në të ardhmen, gjithçka është nën kontroll. Ky viti nuk ishte normal, të gjitha kampionatet ishin ndryshe.

Vendosëm që zgjidhja më e mirë ishte që kampionatet të mbylleshin në fushë. Është e vërtetë që pa tifozët nuk është e njëjta shfaqje, por ne jemi detyruar të marrim këto vendime, më të mirën që mund të merrnim për të ruajtur sportistët, tifozët dhe sportet.

Hysaj? Një zgjedhje e shkëlqyer është rinovimi. Ka pasur një kampionat të nivelit të lartë dhe ka shënuar një gol kohët e fundit. Mund t’i japë shumë më tepër Napolit. Është mësuar me klubin, me qytetin dhe kalon shumë mirë me Gatuzon pasi ata ngjajnë edhe në karakter”, u shpreh Duka. /VipSport.al/