sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Duka e bën fakt të kryer rinovimin e Hysajt por në fund ngrin napolitanët: Do luani me tifozë

Presidenti i FSHF, Armand Duka, në intervistën e përjavshme në Radio Kiss Kiss Napoli, ka folur për rinovimin e Elseid Hysajt, duke bërë praktikisht fakt të kryer atë. Sipas tij, lojtari është një element që i pëlqen Gatuzos ndaj do të qëndrojë te napolitanët.

“Rinovimi i Elsied Hysajt është një lajm shumë i bukur që vjen nga Napoli. Ai është i kënaqur në këtë qytet. Jam i lumtur që mund të vazhdojë me ju. Me Xhenaro Gatuzon ka bërë shumë mirë, trajneri i ri po i jep hapësirën e duhur për të treguar se çfarë di të bëjë. Gatuzos i pëlqejnë lojtrarë si Hysaj.

Në Shqiperi ndjekim shumë futbollin italian. Skuadrat për të cilat tifozët bëjnë tifo nuk janë vetëm Inter, Milan dhe Juventus, por shumë bëjnë tifo për Napolin e për Veronën”, tha Duka.

Më pas, ai foli për ndeshjen e napolitanëve në Ligën e Kampioneve ndaj Barcelonës, një sfidë që ata shpresonin ta luanin në fushë neutrale. Duka, sipas asaj që ka mësuar në UEFA, u dha lajmin e keq. “Ndeshja do të luhet në Barcelonë, në Kamp Nou. Katalanasit insistojnë që ta luajnë edhe me publik. Ndeshjet e Ligës së Kampioneve do të zhvillohen në vende ku e lejon situata e virusit”, tha Duka. /vipsport.al/