sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Drejtori sportiv i Verderit: Rashica na ka informuar për të ardhmen, nuk e shesim lirë

Milot Rashica është objektiv i disa klubeve në Bundesligë, por edhe jashtë Gjermanisë. Pavarësisht se fundi i sezonit nuk ishte ndër më të mirët për 24-vjeçarin, kjo nuk mund ta penalizojë sulmuesin për pjesën tjetër të sezonit.

Rashica ishte futbollisti kryesor i gjermanëve në repartin ofensiv, e në këtë formë nuk mund të mos bëhej pjesë e merkatos. Lojtari i përfaqësueses së Kosovës nuk do të jetë pjesë e Verderit në sezonin e ardhshëm e këtë e theksuar vetë drejtori sportiv i klubit. Frank Bauman.

“Përveç Milot Rashicës që kërkon bëjë një hap tjetër në karrierë, asnjë futbollist nuk ka informuar që do të largohet. Për Rashicën ka lëvizje dhe bisedime me një klub, por ka edhe të tjerë që janë të interesuar për atë. Duhet të pranojmë se ai nuk do të jetë me ne në sezonin e ardhshëm. Por, nuk do të na duhet ta shesim poshtë vlerës së tij”, u shpreh Bauman. /VipSport.al/