sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Dovedan: Jemi shumë të lodhur, për Goxhajn pyetni presidentin

Trajneri i Bylisit, Vejlko Dovedan, e pranon se skuadra e tij nuk po kalon një formë të mirë në këto momente dhe se ka vështirësi të sigurojë rezultatet që i duhen. Por për “SuperSport” pas fitors ndaj Flamurtarit, ai ia faturoi këtë lodhjes së zhvillimit të shumë ndeshjeve në një kohë të shkurtër.

“Ne jemi shumë të lodhur, pasi kemi luajtur çdo tre ditë dhe kjo ka ndikuar shumë. Në çdo ndeshje po luajnë të njëjtët futbollistë, pasi vetëm 10 vetë kemi. Energji te Kupa? Sigurisht që mund të jetë edhe kjo”, tha ai duke refuzuar më pas të flasë për çështjen e Jurgen Goxhajt. “Për këtë nuk flas. Duhet të pyesni presidentin”.

Ndërkaq, Dovedan theksoi se ekipi do të përpiqej të luftonte ndaj Tiranës në Kupë për të siguruar një kualifikim të rëndësishëm. “Do të mundohemi të luajmë shumë fort, ashtu si dimë dhe mundemi, me shpresën që të dalim në finale”. /vipsport.al/