sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Dortmund reziston për Sançon, Junajtid hedh vështrimin te sulmuesi i Barcelonës

Mançester Junajtid po bën një sezon shumë të mirë në këtë rinisje të futbollit anglez, por “Djajtë” janë të vetëdijshëm se u duhet një sulmues krahu i nivelit të lartë dhe për këtë pozicion, i preferuari është Xhejdon Sanço. Tratativat për britanikun vazhdojnë prej muajsh, por ende nuk ka asgjë zyrtare, me Dortmundin që kërkon 100 milionë euro dhe Junajtid dëshiron ta ulë sa më shumë këtë shifër.

Afati i fundit i gjermanëve është 10 korriku dhe situata nuk duket në rrugën e duhur. Kështu, në “Old Trafford” ka një plan rezervë dhe ai quhet Osman Dembele. Ylli i Barcelonës ka një talent të madh, por dëmtimet ia kanë cunguar karrierën dhe kurrë nuk ka mundur të tregojë potencialin e tij të madh te katalanasit. Francezit i kanë mbetur edhe 2 vite nga kontrata me Barcelonën dhe një shitje e tij nuk do të ishte aspak surprizë.

Junajtid mund të hidhet në sulm për të nëse rezistenca e Dortmundit vazhdon. Barcelona është në vështirësi financiare dhe nëse nuk do arrijë të shesë do e ketë të vështirë të sjellë Lautaron apo Nejmar në “Camp Nou”. Todibo dhe Vague pritet gjithashtu të dalin në treg për katalanasit. Shpresohet të gjendet një skuadër për shitjen e Kutinjos dhe të grumbullohen sa më shumë të ardhura. /vipsport.al/