sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Doka: Për ndeshje të vogla si kjo nuk na ka premio për ne. Po iki se dëshiroja të luaja jashtë

Albi Doka, mbrojtësi i Tiranës, bëhet gati t’i japë lamtumirën bardhebluve por shpreson që të largohet drejt një destinacioni të ri duke ngritur lart të dy trofetë në vend. Pas ndeshjes me Bylisin ai shpjegoi në “SuperSport” se si e përjetoi këtë fitore, si dhe pse vendosi që të largohej nga bardheblutë.

“Me ardhjen e Egbo mëe kë dhënë besim jo vetëm mua, por të gjithë të rinjve. Po ecim mirë dhe po ecim me ritmin e duhur dhe shpresojmë të marrim kampionatin dhe Kupën.

Pavarësisht atyre që na akuzuan e treguam sot se kjo është Tirana dhe shkuam në finale. Ia dolëm me sukses.

Po kalojmë formë të mirë dhe gjëja më e bukur që dua para se të iki është të fitoj kampionatin dhe Kupën.

Për këto ndeshjet e vogla nuk kemi premio ne, marrim vetëm për ndeshjet e mëdha. Për Tiranën e vogël është gjysmëfinalja, gjithmonë duhet të jetë në finale.

Kam pasur shumë dëshirë të firmos me Tiranën por kisha ofertë nga jashtë. Dëshira ime ishte të vazhdoja karrierën jashtë se është më e mirë për mua personalisht. Kjo stema do më mungojë, ngjyrat bardheblu se jam rritur dhe do të jetë gjithmonë në zemrën time”, tha Doka. /vipsport.al/