sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Doka: Ndjesi speciale si kampion, do e fitoj prapë titullin kur të rikthehem

Albi Doka ka qenë një nga lojtarët fiks të formacionit të Tiranës në këtë sezon ku bardheblutë fituan titullin kampion. Kontributi i 23-vjeçarit ishte maksimal, ndërsa tashmë pas ndeshjes së të dielës në finalen e Kupës së Shqipërisë ndaj Teutës, Doka do të largohet për të nisur një eksperiencë të re në Kroaci, ku do të aktivizohet me Goricën. Mirëpo, mbrojtësi ka një lidhje të veçantë me ngjyrat bardheblu, e ndaj është i sigurt se kur të rikthehet sërish në kryeqytet, do ta fitojë sërish titullin kampion me ekipin e zemrës. Kështu, në një intervistë për RTV Ora, Doka shprehet se është një ndjesi speciale të jesh kampion, ndërsa thekson se me ardhjen e Egbos, çdo gjë ndryshoi.

“Unë kam gjithë këto vite te Tirana dhe kur isha te grupmoshat vetëm Kupën kisha fituar. Kampionat s’kisha fituar asnjëherë. Është një ndjesi tepër speciale për mua, gjithashtu edhe për shokët e mi. Mezi e kemi pritur këtë ditë dhe më në fund ia dolëm.

Dolëm kampionë si Tirana që jemi. Titulli i parë dhe i fundit me Tiranën? I fundit mos e thuaj, sepse unë mendova për një karrierë më të mirë dhe kur të kthehem përsëri do e marr titullin. Me pak fjalë me ardhjen e Egbosë cdo gjë ndryshoi. 17 ndeshje, 17 fitore dhe kjo është Tirana e madhe që duam të gjithë”, u shpreh Doka. /VipSport.al/