sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Do prezantohet të hënën në “Air Albania”, zbulohet paga e Skënder Gegës te Kukësi

Kukësi është një nga ekipet e Superiores, që nuk ka arritur të gjejë një trajner, që të arrijë të ketë vazhdimësi dhe të ndërtojë një ekip, ku forca më e madhe të jetë grupi. U provua këtë sezon Shpëtim Duro, por as ai nuk rezultoi i duhuri për presidencën, megjithëse presidenti Gjici e kishte etiketuar më parë si një nga tre trajnerët më të mirë në vendin tonë.

Radhën për të qenë në krye të Kukësit e ka Skënder Gega. Trajner me këmbë në tokë, që kërkon të ketë dorë të lirë në merkato dhe Gjici, si rrallë herë ia ka krijuar këto kushte dhe ka kusht të risjellë në Kukës titullin e dytë kampion në historinë e klubit. Ditën e djeshme u lançua si trajneri i ri dhe të hënën do të prezantohet në ambientet e stadiumit “Air Albania”.

Termat financiare janë mjaft të rëndësishëm dhe si rrallë herë në vendin tonë, është zbuluar paga që do marrë ish-trajneri i Partizanit. Mësohet se Gega do të paguhet 4 mijë euro në muaj, çka do të thotë me rreth 50 mijë euro në vit. Ai do firmosë ditën e sotme kontratë njëvjeçare, me opsionin e rinovimit për një sezon tjetër. /vipsport.al/