sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Dhuna nuk mungon as në kohë pandie në Shqipëri, policia qetëson lojtarët dhe trajnerët në Kategorinë e Tretë

Plas sherri në Kategorinë e Tretë. Ashtu si në fazën e parë, Valbona-Labëria nuk është mbyllur qetë. Java e 11-të është mbyllur mes tensioneve dhe kontestimeve për një gol të anuluar. Trajnerët e të dyja ekipeve janë skuqur, ndërsa në fund ishin labët ata që festuan. Takimi pritej me mjaft interes, pasi janë dy skuadra që kërkojnë ngjitjen në Kategorinë e Dytë.

Në minutën e 80-të ka nervoz.izëm nga pankina labe për anulimin e golit të Sinajt. Trajneri Arlindo Rustemaj merr karton të kuq dhe shoqërohet jashtë nga forcat e sigurisë. Në minutën e 7-të shtesë, shënohet goli i dytë i fitores nga vlonjatët. Rukaj dhe dy lojtarë të tjerë shkojnë pranë anësorit dhe me ironi i thotë: “Anuloje po deshe”.

Sikur të mos mjaftonte kjo, në mesfushë ka hyrë dhe Mustaf Hysenaj (trajneri i Valbonës, që proteston ashpër ndaj kryesorit për shtesën). Katër gjyqtarët u shoqëruan nga forcat e sigurisë drejt dhomave të zhveshjes, por aty u kanë dalë në “pritë” disa tifozë, që i shanë dhe tentuan ta godisnin.

Sherri ka nisur edhe kur lojtarët e Labërisë kanë shkuar drejt dhomave të zhveshjes dhe disa tifozë kanë tentuar të qëllojnë lojtarët labë. Forcat e sigurisë kanë qenë në gatishmëri, duke i paraprirë ndonjë incidenti dhe nuk kanë lejuar që situata të degjenerojë. Në kohë kanë ardhur edhe forcat e rendit, duke marrë situatën nën kontroll.

Kujtojmë se edhe në fazën e parë, kjo ndeshje është mbyllur me sherr, aq sa 3 lojtarë të Labërisë u shoqëruan në Komisariatin nr.5, në Kamzë.

E.S./Vipsport.al/