sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Derbi italian për Muriqin, kryeqytetasit përplasin brirët për të

Vedat Muriqi është padyshim lojtari më i përfolur në merkato përsa i përket kampionatit turk. Sulmuesi i kombëtares së Kosovës ka arritur të tregojë cilësi të mëdha me Fenerbahçen, që arriti të fitojë në fund duelin me Gallatasaraj për 25-vjeçarin verën e shkuar. Bomberi po ndiqet me shumë kujdes nga disa klube të Premier Ligës dhe Serie A, ku më të interesuarat duket se janë Lacio dhe Uest Bromuiç.

Një tjetër i interesuar ka hyrë në skenë dhe do luftojë me Lacion për shërbimet e tij. Do të ketë derbi për sulmuesin sepse Roma ka hyrë në garë për shërbimet e tij. Edin Dzeko shihet në rrugën drejt Juventusit dhe Muriqi cilësohet si zëvendësuesi ideal i boshnjakut. Përveç tyre edhe Tare te Lacio e do me patjetër gjigantin e sulmit sezonin e ardhshëm.

Feneri e nis ankandin nga 15 milionë eurot dhe beteja për Muriqin pritet të jetë e ashpër. Mund të themi se Lacio ka një avantazh të madh për faktin se do mund të luajë në Champions League sezonin e ardhshëm, kompeticion, në të cilin Muriqi ende nuk ka debutuar në fazën finale të tij. Ai ka regjistruar 34 ndeshje këtë edicion me Fenerbahçen, ku ka shënuar 17 gola dhe ka dhuruar gjashtë asistime. /vipsoort.al/