sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Dëmtohet Ismajli, zbehen shanset pë të luajtur në Ligën e Kampioneve

Hajduk Split e sheh veten në një pozicion jo edhe aq komod sa i përket luftës për të siguruar vendin e dytë që të çon në Ligën e Kampioneve dhe për momentin ka pak shanse që t’i rëmbejë këtë pozicon skuadrës së Lokomotiv Zgreb.

Humbja e sotme përballë Osijek me shifrat 1-0 e ka lënë 6 pikë larg vendit të dytë dhe situata komplikohet edhe më shumë me dëmtimin e Ardian Ismajlit. Mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare, një nga shtyllat e skuadrës së drejtuar nga Igor Tudor, është larguar i dëmtuar nga fusha e lojës që në minute e 15 të sfidës pas një përplasje dhe sipas mediave kroate, rrezikon të humbasë ndeshjet e rëndësishme të radhës duke filluar nga ajo ndaj Dinamo Zagreb.

Në atë takim, Hajdukut do t’i mungojë edhe Françesko Tahiraj, i cili sot mori kartonin e verdhë të radhës dhe është pezulluar për sfidën në kampionat. Kështu, gjithçka bëhet më e lehtë për Lokomotiv Zagrebin e shqiptarëve, që në këto javë po përpiqet të mbrojë pozicionin që mban, për të siguruar një pjesëmarrje historike në Champions. /vipsport.al/