sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Dëmtimi i rëndë prej ndeshjes me Bylisin, mbrojtësi i Laçit operohet në Zagreb

Abdurrahman Fangaj ka mbyllur këtë vit futbollistik pas një dëmtimi të rëndë që pësoi në ndeshjen me Bylisin në datën 19 korrik. Në atë sfidë, kurbinasit triumfuan me rezultatin 0-3, por nuk ishte një ditë për t’u mbajtur mend nga mrojtësi.

Kështu, sot Fangaj ka qenë në Zagreb, aty ku ka kryer operacionin në ligamentin e gjurit. Një ndërhyrje e cila për fat të mirë ka kaluar me sukses, e tashmë mendja e futbollistit do të jetë të rikthehet sa më shpejt për të veshur sërish fanellën bardhezi.

Megjithatë, do t’i duhet durim pasi dëmtimi nuk është shumë i lehtë dhe kërkon kohën e tij. Me shumë mundësi, Fangaj do të mund të kthehet në fushat e blerta vetëm në janarin e vitit 2021. /VipSport.al/