sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Dëmtimet “të abonuara” te Barcelona, e pëson ylli i sulmit

Barcelona këtë sezon nuk po kalon aspak periudhë të mirë dhe një prej elementeve, që kanë ndikuar janë dëmtimet e shpeshta të lojtarëve, kryesisht të sulmit. Dembele vazhdon fazat e njëpasnjëshme të rikuperimit dhe ndërkohë që mungesa e tij rëndon te katalanasit, Setien do të jetë i detyruar të bëjë edhe pa Grizman.

Francezi e nisi si titullar dje ndaj Vajadolid, por u detyrua të mos dilte nga tuneli i dhomave të zhveshjes pas pjesës së parë për shkak të dhimbjeve në këmbën e majtë. Ai i la vendin Suarez dhe pas ndeshjes i është nënshtruar menjëherë ekzaminimeve mjekësore, të cilat i ka zbardhur vetë klubi i Barçës.

Francezi ka pësuar një dëmtim muskulor në këmbën e djathtë dhe do të mungojë për javët e mbetura të La Ligas. 29-vjeçari pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e ardhshme të Champions League ndaj Napolit, ku Barça do tentojë të kualifikohet pas ndeshjes së parë të përfunduar 0-0 në “San Paolo”. /vipsport.al/