sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

De Biazi këshillon Napolin: Të isha unë, nuk hiqja dorë nga Hysaj

Xhani De Biazi mendon se Napoli do të gabojë nëse do të largojë Elseid Hysajn këtë verë. Futbollisti duket se është kthyer në formën më të mirë të tij nën drejtimin e Gatuzos dhe gjeti edhe golin e parë me skuadrën napolitane këtë fundjavë.

Për klëtë arsye, De Biazi mendon se napolitanët nuk duhet të largojnë një lojtar që është ende i ri në moshë si kapiteni i përfaqësueses shqiptare.

“Me Barcelonën, Gatuzo sheh mundësinë që të bëjë diçka historike në futbollin e Napolit. Gatuzo e di që nuk mund të ulë përqendrimin e ekipit. Mes fitores dhe humbjes ekziston një vijë ndarëse shumë e hollë. Ai i fton lojtarët të jenë më të vëmendshëm që ta kuptojnë se sezoni nuk ka përfunduar.

Hysaj? Po të isha te Napoli nuk do ta largoja. Ai mund t’i japë përsëri një ndihmë të rëndësishme skuadrës dhe është ende i ri”, këshilloi ish-trajneri i përfaqësueses shqiptare në mediat e vendlindjes. /vipsport.al/