sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

De Biazi firmos me kombëtaren e Azerbajxhanit, ish-kapiteni kuqezi pjesë e stafit të italianit

Që nga shkarkimi i tij në vitin 2017 nuk ka patur asnjë eksperiencë serioze si trajner dhe duket se tani ka ardhur momenti i duhur. Ai do të jetë trajneri i kombëtares së Azerbajxhanit. Kjo Federatë e ka njoftuar vetë këtë lajm, duke bërë të ditur se është në negociatat finale për emërimin e italianit.

De Biazi do të firmosë kontratë 2-vjeçare dhe ç’është e reja, Ansi Agolli do të jetë pjesë e stafit të tij në këtë kombëtare. Këtë lajm e ka zbuluar Dritan Shakohoxha, gazetar i “Super Sport”, teksa luhet derbi i kryeqytetit dhe ai është në koment. Ish-kapiteni kuqezi e njeh shumë mirë këtë Azerbajxhanin, pasi ka luajtur për tetë vite me ekipin më të mirë të këtij vendi.

Ai ka qenë një prej lojtarëve kryesorë të Karabag dhe ka mbajtur shiritin në shumë ndeshje. Vitet e fundit Agolli i është bashkuar familjes në Amerikë, duke u aktivizuar me Nju Jork Kozmos. Tërheqja si futbollist është shumë pranë dhe një aventurë si pjesë e një stafi teknik do jetë ekpserienca e parë e tiranasit, pas karrierës së gjatë si lojtar. /vipsport.al/