sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Dallku tregon dramën me gruan shtatzënë dhe ironizon: Rrëzohet me biçikletë në Prishtinë, jepet penallti në Gjilan

Armend Dallku ka kaluar një ditë të tmerrshme me Prishtinën e tij në ndeshjen ndaj Gjilanit. Humbja mes polemikash është shoqeëruar me sulm me gaz lotsjellës nga policia dhe e ka detyruar ish-futbollistin e përfaqësueses shqiptare, tashmë trajner i Prishtinës, që të përfundojë në spital për të marrë mjekim.

Një situatë të cilën ai e ka vlerësuar të tmerrshme duke folur për RTV Dukagjini, teksa ka treguar dramën e përjetuar për disa momente në shtëpinë e tij, ku e priste bashkëshortja shtatzënë. Ajo e ka përjetuar shumë keq momentin kur ka parë Dallkun të dërgohet në ambulancë drejt spitalit të qytetit të Gjilanit për të marrë ndihmë mjekësore pas kaosit në ndeshjen e kampionatit.

“Gruaja ime është alivanosur në momentin që e ka parë tmerrin në Gjilan. Nga kush tës kërkoj unë llogari tash? Nga Kreshnik Vula? Gruaja ime është edhe shtatzënë dhe të rrezikohet shtatzania e saj, kjo nuk ka kuptim”, ishin fjalët e Dallkut.

Ndërkohë, ai nuk ka kursyer edhe ironinë për fitoret radhazi të Dritës kryesuese në kampionat, duke aluduar se janë me ndihmë nga gjyqtarët. “Sot një mik më tha se rrëzohet një person me biçikletë në Prishtinë, kurse referohet penallti për Dritën në Gjilan” ishin fjalët e Dallkut për rivalët e titullit. /vipsport.al/