sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Daja: Vllaznisë duhet t’i imponojmë lojën tonë, janë ekip që kanë potencial

Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja ka folur ditën e sotme në konferencë për shtyp për ndeshjen ndaj Vllaznisë. Tekniku i korçarëve ka treguar një vlerësim maksimal për kundërshtarët shkodranë, teksa thekson se janë një ekip që kanë potencial dhe se duhet t’i imponojnë lojën e tyre.

“Të merremi me Vllazninë, që nuk e shohim nga klasifikimi. Ka fituar në Korçë, siç kemi fituar edhe ne në Shkodër. Kanë në grup lojtarë me eksperiencë në Superiore. Do e mendojmë si ndeshje kundër Vllaznisë, një ekipi që luan futboll të bukur dhe që duhet ta kesh kujdes. Kemi një shans të rikthehemi pas rezultateve jo të mira. Duke qenë të kujdesshëm, shpresojmë të shkojmë te fitorja. Normalisht duke qëndruar me këmbë në tokë dhe duke e vlerësuar Vllazninë”.

Rikthimet në skuadër – “Ka rikthime në ekip, por nuk janë në gjendje optimale. Taipi nuk është për shkak kartonësh. Në ndeshjet në vazhdim nuk do kemi krahun e djathtë. Do mundohemi që këtë çift ta zëvendësojmë sa më mirë të jetë e mundur”.
Mënyra e lojës- “Ne kemi mënyrën tonë të lojës dhe duhet t’ia imponojmë Vllaznisë. Siç dihet, ata kanë potencial dhe nëse i lë të shfaqen, atëherë do ta kemi të vështirë. Duhet t’u imponojmë lojën tonë, në mënyrë që të marrim maksimumin tonë”.

DITA te Shkëndija- “Nuk dua të shpërndahem, është kohë merkatoje. Do ketë lajme të tilla për shumë lojtarë. Nuk mund të jem ai që mund të japë një përgjigje. Nesër, Dita dhe çdo lojtar tjetër do të fokusohet te ndeshja”, u shpreh Daja. VipSport.al/