sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Daja: Nuk e përjashtoj qëndrimin te Skënderbeu edhe me përgjigje negative nga Zvicra, por me projekt fitues

Ilir Daja ka pranuar sot se mund të vazhdojë të qëndrojë te Skënderbeu edhe nëse nga Zvicra vjen një lajm I keq për korccarët. Në “SuperSport” pas sfidës së fituar ndaj Vllaznisë, ai komentoi të ardhmen e tij duke lënë ccdo variant të hapur.

“Kemi bërë një ndeshje me dy tabllo, ku pjesën e parë kemi qenë goxha mirë dhe muundet ndoshta të kishim shfrytëzuar disa situata dhe t’i jepnim qetësi ekipit. Pastaj kemi bërë një pjesë të dytë si ndaj Tiranës, ku mund ta kishim humbur ndeshjen. Pashë në fund fare që për shkak të dëmtimeve e stërvitjeve individuale që kemi bërë këtë kohë, disa lojtarë nuk po mbanin më. Hodha të rinj e tentuam gjithccka për gjithcka, se barazimi nuk do na shërbente. Funksionoi edhe me fat, duhet ta pranoj, na solli fitoren. Dua të them që të paktën këto energji që kemi, se nuk kemi freskinë e duhur, të tentojmë të mos prishim ekuilibrat  në fushë që potencialin ta shfrytëzojmë në minutazh më të madh.

Ky është kampionati, me sistemin trepikesh, deri para tre javësh ishim të tretët e pretendonim të shkonim më lart. Nëse ndodhte humbje, mund të rrezikonim më shumë, tani kemi qetësinë e duhur dhe kohë për të përgatitur ndeshjet. Do të tentojmë që të paktën të shkojmë me këtë potencial që kemi ku e meritojmë. Ky Skënderbe e ka potencialin dhe e ka treguar gjatë kampionatit, oshilacionet janë prezente te të gjithë. Shpresojmë që duke qenë pragmatistë të luftojmë për më sipër.

Duke shpresuar për një vendim pziitiv për Skënderbeun do të marirm vendimin e duhur për të ardhmen. Por si unë edhe sportistët, duhet që këtë emblemë që kemi veshur këtë kampionat, që Ii ka dhënë tonin futbollit shqiptar, ta respektojmë në maksimum. Si është e paparashikueshme gjendja e futbollisëve, është njëlloj edhe ccfarë do të ndodhë më mbrapa.

Unë jam trajner i Skënderbeut, nuk kam asnjë lloj komenti, ua kërkoj edhe të gjtihë lojtarëve që edhe mund të kenë oferta të tjera. Por do të presim vendimin nga Zvicra për të parë se ccfarë do të ndodhë me Dajën, Skënderbeun apo lojtarët. Në repsekt të qyteteit, Skënderbeut, nuk them gjë tjetër veccse jam trajner që do të përfaqësoj këtë qytet të mrekullueshëm e këtë ekip, se këto djem e meritojnë të fokusohemi të vijimësia e kampionatit.

Mund të jetë vazhdimi me Skënderbeun edhe nëse ka përgjigje negative, por duhet të shkojë paralel me politikat e klubit se dua që të paktën si këtë vit të ketë një kontingjent ku ccdo trajner, qoftë ky edhe unë, të ndjehet i aftë për të drejtuar një ekip që ka pikësynime për të qenë edhe fitues pavarësiht problematikave që kemi. Mbetet në cilin drejtim do të marrë klubi, nuk e hedh poshtë mundësinë që edhe në përgjigje negavtive nga gjykata, nëse ka një projekt të vazhdoj se ndjehem i vlerësuar nga qyteti, tifozeria e presidenti Takaj”, tha Daja. /vipsport.al/