sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Cungu kërkon kujdes. Ndonëse jemi 6 pikë larg Partizanit, ka më shumë në lojë

Armando Cungu, trajneri i Laçit, e cilëson ndeshjen e sotme si “detyrën e bërë mirë”, pasi ekipi mori fitoren që i kishte kërkuar. Në “SuperSport” pas sfidës ai tregoi edhe kujdes në parashikimet për garën për Europën, ndonëse pranoi se çdo llogari bëhej në diferencën me Partizanin.

“Ndeshje të tilla në fund të sezonit janë shumë të vështira. Por sot kundërshtari nuk ishte në lartësinë e Flamurtarit. Ne u munduam t’i japim mundësinë disa të rinjve që të shprehen se nuk gjenim në ndeshje të tjera. Jam i kënaqur me trepikëshin, nuk është se tentuam të shfrytëzonim energjitë maksimale se janë tre sfida të rëndësishme për ne, por shpërdoruam shumë.

Janë djem që premtojnë, me cilësi të mira, për këtë arsye Laçi i jep minutazh, duhet të vazhdojnë të punonë shumë për t’u bërë profesionistë të mirë dfhe për të marrë objektiva mbi shpatulla. Jam i kënaqur sidomos me Markun, ndeshja  eparë sot, nuk pati asnjë lloj problematike, ishte korrekt sa i përket lojës që zhvilloi.

Jam munduar gjithmonë të shohim punën e rezultatet tona, një trajner a ekip nuk duhet të varet nga kundështarët por nga tonat, na kërkohej sot fitore si detyrë shtëpie. Do të shohim ndeshjen e radhës dhe nuk është e lehtë. Si Kukësi, si Teuta kanë ambiciet e tyre, do ta shoh me kënaqësi si ndeshje por jo me interesin e rezultatit. Nëse bëjmë detyrën, mund të arirjmë ku kërkojmë.

Është e vështirë të bësh llogari, nuk më pëlqejnë shumë. Nëse më pyet mua, Europa është 9 pikë, edhe pse jemi 6 pikë nga Partizani, janë 9 pikë e asgjë nuk është e garantuar. Duhet të jemi të përqendruar nga unë i pari e deri te i fundit”, tha Cungu. /vipsport.al/