sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Çavi thotë “po”, ish-mesfushori është gati të zëvendësojë Kike Setien

Çavi Hernandez është gati të kthehet në shtëpinë e tij, te Barcelona dhe të përpiqet që të udhëheqë përsëri katalanasit drejt sukseseve, siç bënte dikur në fushën e lojës. Ish-mesfushori spanjoll raportohet se ka gjetur akordin me klubin për të zëvendësuar Kike Setien.

Trajneri 61-vjeçar erdhi si shpëtimtari në klub pas shkarkimit të Ernesto Valverde, por tashmë duket gjithnjë e më shumë pranë largimit pasi nuk ka bindur as me lojë dhe as me rezultate, aq sa flitet se bordi është gati që ta shkarkojë pa u mbyllur sezoni. Sipas “Mundo Deportivo”, që tani ekziston një akord mes palëve për të ulur Çavin në pankinë në mbyllje të këtij sezoni, gjithmonë nëse Setien mbijeton deri atëherë.

Të njëjtat burime sqarojë se Lionel Mesi dhe garda e vjetër e skuadrës katalanase janë të gjithë dakord me këtë ndryshim, të bindur se me Çavin që do të diktojë ritmin nga pankina, skuadra do t’i kthehet dominimit në futbollin spanjoll dhe atë kontinental. Çavi kësisoj do të largohej nga Al-Sad në Katar, për të fituar rreth 7 milionë euro në vit në stolin e katalanasve. /vipsport.al/