sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Bylisi me mendjen te merkato pas largimeve, pushimet afatshkurta në Ballsh

Bylisi ka nisur nga puna, e madje pa u mbyllur mirë sezoni futbollistik 2019-2020 me ballshiotët që tashmë duhet që të mendojnë një orë e më parë për të zevendësuar lojtarët që janë larguar. Realisht Bylisi kishte një organikë të pasur ashtu sikurse edhe largime. E megjithatë, skuadra e përballoi sezonin deri në fund duke mbijetuar dhe duke mbajtur vendin e 7 në renditjen përfundimtare.

Largimet – Zyrtarisht janë larguar së fundmi Ardit Peposhi, Festim Miraka, Silvester Shkalla, Majkëll Peçi si dhe Emiljano Mozone. Nuk dihet nëse do të ketë largim tjetër e tashmë mbetet për t’u parë edhe se si do të vijojnë bisedimet mes palëve…

Organizimi – Bylisi ka  nisur merkaton madje drejtuesit kanë  në planet e tyre disa lojtarë cilësorë me eksperiencë por edhe të rinj të talentuar. Që do të thotë se strategjia do të vijojë që të jetë ashtu si në vitet e shkuara. Me ballshiotët të cilët kanë lojtarë cilësorë nën kontratë dhe baza është, presidenca po sheh edhe jashtë vendit.

E.S./Vipsport.al/