sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Bylisi gjen lojtarin-gol, Malçi: Më shumë se golat mendoj për skuadrën, ja synimet e mia

Ka shënuar 3 gola për Bylisin, por me mjaft “peshë”, e tashmë është duke bërë sulmuesin kryesor te ekipi. Flosard Malçi, 25-vjeçari që erdhi për llogari të Laçit, duket se po gjen veten te mallakastriotët. Në Korçë i dha kualifikimin për në gjysmëfinale ballshiotëve, ndërsa në Vlorë, realizoi dopitën e një fitoreje të madhe për skuadrën e Dovedan. Bylisi është një “oaz” për talentet dhe sidomos për lojtarët që nuk e gjejnë veten në skuadra jashtë vendit apo dhe në Superiore. Aty talentet “shpërthejnë” e duket se Malçi është duke treguar vlera e prej tij pritet ende shumë. Në një prononcim, sulmuesi që vjen nga Greqia ka pohuar: “Kam qenë pjesë e moshave të AEK-ut në Athinë, me ëndrrën që të bëhesha një lojtar i spikatur. Por, duke parë hapësirat, unë doja që të luaja, vendosa që të provojë ekipe në ligën e tretë greke, kam luajtur në shumë skuadra dhe kam shënuar duke dsalë edhe golasdhënues në disa prej tyre. Por, vendosa që në verë të rikthehem në Shqipëri”.

Superiorja

“Për shumë lojtarë Superiorja ka qenë si “trampoline” dhe unë vendosa që të luaj me Laçin, por hapësira nuk ishin ato që prisja. Vendosa të ndryshoja klimë. Në janar shkova në Vlorë, duke qenë se do të luaja sepse jam në kulmin e moshës. Po, për shkak të problemebv me merkaton, nisur edhe nga interesimi i Bylisit erdha në Ballsh. Po luaj këtu si titullarë në javët e fundit, jam ambinetuar sepse në sulm ka konkurrencë dhe kam shënuar gola. Ky është qëllimi i sulmuesit dhe shpresoj që të shënoj edhe më shumë në ndeshjet e mbetura, në Kupën e Shqipërisë dhe në kampionat”, – tha Flosard Malçi, 25-vjeçari i ballshiotëve.

Ambiciet

Në fund, Flosard Malçi flet edhe për synimet që ai ka në aspektin personal, por edhe me skuadrën. “Unë jam sulmues dhe çdo sulmues do që të shënoj sa më shumë. Unë kam si synim që të ndihmoj skuadrën, por edhe të shënoj. Te Bylisi jemi shumë lojtarë të rinj dhe një brez. Ne luajmë të tërë bashkë për skuadrën dhe nuk shfaqim forcë individualiteti. Në golat e mi kanë meritë edhe shokët. Jemi ;për një qëllim, ytë realizojmë synimet, sepse kështu edhe vlera jonë rritet më shumë si grup. Që do të thotë se duam të bëjmë më të mirën, t’i shkojmë në fund Kupës së Shqipërisë dhe në kampionat të marim pikët makisimale”, – tha Flosard Malçi, sulmuesi i ballshiotëve.

E.S./VipSport.al/