sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Bushi lavdëron Mihajn dhe jep sinjale lamtumire nga Shpresat: Dua të punoj çdo ditë, jo çdo 2-3 muaj

Alban Bushi duket se po bëhet gati që të largohet nga drejtimi i përfaqësueses shqiptare U21, ku rezultatet nuk kanë qenë ato që priten. Zërave që qarkullojnë prej kohësh për shkarkimin e tij në fund të këtij edicioni, i ka dhënë konfirmimin vetë trajneri në një intervistë për mediat në Greqi,

I pyetur rreth të ardhmes, Bushi ka konfirmuar se ka disa opsione në Shqipëri për të marrë drejtimin e një klubi. “Kam qenë këtu në ekipet kombëtare prej 6 vitesh. Tani janë disa ekipe shqiptare ku mund të shkoj dhe e mendoj shumë një gjë të tillë pasi dua të punoj çdo ditë, jo çdo 2-3 muaj”, tha trajneri i Shpresave duke lënë të kuptohet se parashikon të ardhmen e tij larg ekipit përfaqësues.

Ndërkohë, ai lavdëroi Enea Mihajn, duke e cilësuar një lojtar me të ardhme në përfaqësuesen shqiptare. “E pashë dje në fushën e lojës dhe ishte shumë mirë. E dija që nuk do të luante menjëherë me PAOK, ajo është skuadër e madhe dhe ai është lojtar i ri. Ai është një mbrojtës i mirë, një lojtar i madh. Nëse do të jetë në një skuadër ku luan rregullisht, do të bëhet një lojtar i madh për ne. Edhe pse është i tillë që tani. Trajner e ka në kombëtaren e madhe. Kam folur me trajnerin për të dhe më tha që e do në ekipin e madh edhe pse mund të luajë me U21. Ai është ende i ri, ka shumë vite përpara. Për momentin te Shqipëria të gjithë janë 22-23 vjeçarë, kemi të ardhme dhe Mihaj është një prej tyre”, tha Bushi. /vipsport.al/