sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Braziliani drejt Barcelonës, katalanasit i japin atë që s’ia ofron Çelsi

Me nisjen e pandemisë, nisën edhe problemet financiare të klubeve evropiane. Një nga klubet më në vështirësi është Barcelona. Te katalanasit, përveç “gropave”, që u krijuan tani, u zbuluan edhe të tjera të mëdha, të cilat presidenca e Bartomeut nuk ka mundur t’i administrojë.

Kështu, katalanasit janë të detyruar të bëjnë një merkato modeste këtë sezon dhe të vëzhgojnë lojtarët në fund të kontratave. Uillian i Çelsit u ka dalë në “shteg” katalanasve. Pre një viti ata interesohen për brazilianin, por Çelsi nuk ka pranuar ta shesë.

Marrëveshja e tij me londinezët skadon ditën e sotme dhe rinovimi ka ngecur për shkak se lojtari dëshiron kontratë trevjeçare, ndërsa londinezët nuk janë të gatshëm ta bëjnë këtë, duke parë 31 vitet mbi supe të Uillian. Ndryshe nga londinezët, Barcelona është e gatshme t’i ofrojë Uillian tre vite kontratë dhe drejtuesit katalanas kanë nisur kontaktet me menaxherin e lojtarit. /vipsport.al/