sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Borusia Dortmund kërkon shumë para për Sançon, Junajtid pranë blerjes së yllit italian

Mançester Junajtid kërkon prej muajsh akordin me Dortmund për të sjellë Xhejdon Sançon në “Old Trafford”. Ka shumë kohë që negociohet, por Dortmundi nuk pranon të ulë aspak pretendimet për anglezin. Verdhezinjtë kërkojnë të paktën 130 milionë euro për të riun, para që Junajtid nuk është kurrsesi i gatshëm t’i japë në kohë krize prej ndalesës si pasojë e pandemisë.

Flitet për një plan tjetër dhe fillimisht u fol për Osman Dembele, por tani zgjidhja është në derë. Federiko Kieza pritet të jetë lojtari i afruar nga Juanjtid në merkato. Italiani ka treguar cilësi shumë të mira dhe shihet si alternativa perfekte pas dështimit për të sjellë Xhejdon Sançon.

Kieza arrin t’i mbulojë të dy krahët e sulmit dhe ka provuar të luajë edhe si mesfushor i djathtë. 22-vjeçari është një nga lojtarët më të mirë të brezit të tij në Itali dhe Juventusi do shërbimet e tij prej kohësh. Por Junatid, gëzon më shumë financa dhe pritet ta kalojë “Zonjën” për Kiezën. Operacioni i tij nuk pritet të shkojë më shumë se 55 milionë euro. /vipsport.al/