sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Boldor: Jam i shokuar, të gjithë po më telefonojnë. Nuk ka pasur asnjë sherr

Dy ditë para derbit, Partizani njoftoi se dy lojtarë janë infektuar dhe më pas i gjithë klubi i është nënshtruar testeve, duke e çuar në pesë totalin e të infektuarve. Mes të infektuarve të parë ishte rumuni Dejan Boldor. 25-vjeçari është infektuar bashkë me motrën e tij dhe pas këtij lajmi, mediet shkruajtën për një sherr mes tij dhe disa lojtarëve të tjerë të Partizanit.

U fol se i kanë shkuar poshtë pallatit dhe një prej shokëve të ekipit e ka goditur në fytyrë, me mbrojtësin, që ka përfunduar në ambulancë dhe ka patur të tjerë të shoqëruar nga forcat e rendit. Është vetë Boldor, që mohon të gjitha këto lajme dhe tregon të vërtetën e tij. Mbrojtësi ka dhënë një intervistë për mediet rumune, ku është shprehur se nuk ka patur sherr dhe gjithçka është një gënjeshtër. 25-vjeçari tregon se është në shtëpinë e tij dhe nuk ka shkuar kurrë në spital.

“Jam i infektuar me koronavirus, është e vërtetë. Nuk jam hospitalizuar, jam në shtëpinë time. Jam i shokuar, çdokush po më telefononpër të më pyetur nëse sherri ka ndodhur me të vërtetë. Nuk ka ndodhur. Nuk është shoqëruar askush nga policia, nuk ka patur sherr. Ne thjesht kemi debatuar në grupin e ‘WhatsApp’ në lidhje me kampionatin. Është shumë e shëmtuar që gjërat shkuan kështu”, u shpreh Boldor. /vipsport.al/