sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Befasi nga Spanja, Mesi ndalon rinovimin dhe largohet nga Barcelona në vitin 2021

Është përfolur shpeshherë se Lionel Mesi mund të ndryshojë destinacion në fundin e karrierës për të gjetur motive të reja. Ajo që e favorizon argjentinasin është se në vitin 2021 mund të largohet lirisht duke qenë se i përfundon kontrata me blaugranasit.

Dhe, duket se kështu ka ndërmend të veprojë 33-vjeçari. Sipas mediave spanjolle, së fundmi Mesi ka ndaluar negociatat për rinovimin e kontratës dhe se në vitin 2021 do t’i japë lamtumirën klubit ku u bë një nga më të mëdhenjtë në histori. Shkak për vendimin e Mesit për t’u larguar shihet të jetë edhe fryma e keqe brenda klubit dhe mosmarrëveshjet e shumta.

Këtë sezon, Mesi rrezikon ta mbyllë pa asnjë trofe në Spanjë duke qenë se Barcelona është eliminuar nga Kupa e Mbretit dhe është katër pikë pas rivalëve të Realit në La Liga. Katalanasit nuk kanë qenë në formën më të mirë këtë sezon, ndaj edhe në Champions rruga është e vështirë. /VipSport.al/