sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Batha: Klubi dhe unë duam të rinovojmë, barazimi me Partizanin na qetësoi

Idriz Batha është padyshim një nga lojtarët më të mirë të Tiranës dhe fatmirësisht bardheblutë pritet ta kenë në gjirin e tyre edhe sezonin e ardhshëm. Këtë e pohoi vetë mesfushori mbrëmjen e djeshme në emisionin “Fair Play” në “Syri Tv”. E vetmja gjë që do e largonte Bathën nga Tirana, do të ishte një ofertë më prestigjoze nga jashtë vendit.

BARAZIMI NDAJ TË KUQVE- “Barazimi me Partizanin nuk është fundi i botës. Për mënyrën se si erdhi, është një pikë me shumë vlera. Tani jemi në pozita pak më të qeta”.

TENSIONI- “Është e vërtetë, që Tirana është pak e tensionuar, por jo për shkak të derbit. Jemi për shkak të fundit të kampionatit, 90% e lojtarëve nuk e kanë provuar shijen e titullit. Sigurisht që do të duhet dhe do ta menaxhojmë këtë situatë”.

PA TIFOZË- “Sigurisht që mungesa e tifozëve u ndje. Të luash pa tifozë është, nuk kam me çfarë ta krahasoj tjetër, sepse është e pakrahasueshme”.

EGBO- “Trajneri Egbo, thjesht menaxhoi, të gjithë këta futbollistë nuk i la të ulnin kokën, nuk i la të mërziteshin, por i karikoi që të jepnin maksimumin. Kjo ishte ‘mrekullia’ e Egbo. Fryma në skuadër është më e mira e mundshme, përderisa jemi në vend të parë dhe besojmë te forca e kolektivit”.

RINOVIMI- “Sa i përket të ardhmes, klubi është shfaqur gati dhe unë po ashtu për të rinovuar. Mund të lëviz nga Tirana vetëm nëse do të largohesha nga Shqipëria, por deri tani nuk ka asnjë ofertë konkrete”. /vipsport.al/