sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Batha: Jemi në ngërç psikologjik, barazimi i sotëm vlen tre pikë

Mungoi në ndeshjen ndaj Kukësit dhe skuadra e humbi ekuilibrin në mesfushë. Idi Batha ka arritur të përmirësojë ndjeshëm mesfushën e Tiranës sot ndaj Partizanit dhe pas ndeshjes, për “Super Sport” u duk i lumtur për barazimin.

“Mendoj se ekipi është futur në ngërç psikologjik duke qenë presioni i titullit. Sa më shumë kalojnë ndeshjet, aq më shumë rritet presioni te vendi i parë. E rëndësishme tani nuk është të luajmë bukur për të kënaqur njerëzit, e rëndësishme është të marrim rezultatin se kaq ndeshje kanë ngelur dhe të jemi drejt objektivit. Mendoj se pika e sotme ishte pak a shumë një fitore se dihet me pikë të barabarta me Kukësin, ata janë të avantazhuar.

Një ishte si tre pikë, sot luhet me laps e letër, mendoj se jemi drejt titullit, drejt rrugës së duhur. Të jem i sinqertë nuk e di si duket nga jashtë, por personalsiht ekipi sot nuk u duk i lodhur, ne e dominuam ndeshjen, ishim më shumë në kontroll të topit, e mbajtëm në gjysmëfushën e vet, nuk ka ndryshyar asgjë, nuk ka problem nga brenda, jemi të ndërgjegjshëm për forcën që kemi, është thjesht presioni i titullit kampion, edhe pak eksperienca që nuk kanë provuar shijen e titullti bën që kjo situatë të duket kështu.

Nuk mendoj se është bërë e lexueshme loja e Tiranës, është fund kampionati dhe lojtarët lejohet pas atij pushimi të gjatë që të mos shprehen aq mirë sa kur kishim reuzlattet pozitive. Lodhja bën të veten dhe mos prisni të luajë njëlloj si në mes, ashtu edhe në fund të kampionatit, e rëndësishme është të marirm ndeshjet qoftë edhe me lojë të shëmtuar”, u shpreh mesfushori. /vipsport.al/