sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Basti me presidentin Halilin, Partizani i prishi planet

Derbi i kryeqytetit në mbrëmjen e djeshme u mbyll në barazim me shifrat 1-1. Në kampin e Tiranës para sfide kishin sigurinë se mund të merrnin tre pikët që do e afronin edhe më shumë me titullin kampion, mirëpo në fund iu desh t’i gëzoheshin barazimit duke shmangur humbjen që mund të kishte pasoja të mëdha.

Sakaq, pikërisht para ndeshjes edhe sulmuesi Uinfull Kobinah kishte ndjesinë se mund të bëhej protagonist si në derbin e dhjetorit të vitit të kaluar kur me golin e tij mposhti Partizanin në frymën e fundit për t’i dhënë Tiranës besimin që më pas do të përkthehej në ecurinë fantastike që e ka përcjellur deri në këto momente të sezonit.

Kobinah, kishte vendosur një bast me presidentin Refik Halili se nëse do të shënonte, atëherë do të kishte premio për të. Presidenti për të motivuar më shumë futbollistin i kishte premtuar se nëse shënonte atëherë vetë ganezi mund të shënonte shumën që do të fitonte, madje presidenti i dha mundësinë edhe që nëse nuk shënonte, mjaftonte të paraqitej mirë dhe skuadra të triumfonte, për të fituar bastin.
Mirëpo, asnjë njëra dhe as tjetra nuk ndodhi me Partizanin që prishi planet e Kobinah, i cili tashmë duhet të mendojë nëse mund të fitoj premio në ndeshjet e radhës që kanë mbetur, ndeshje që mund të vendosin edhe matematikisht titullin e Tiranës. /VipSport.al/