sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Bashkia e Matit vlerëson Dali Farrukun, u grumbullua edhe me Kombëtaren!

Një ceremoni e veçantë u zhvillua në fillim të ndeshjes Burreli Dinamo, Këshilli Bashkiak Mat i dha titullin “Qytetar Nderi” legjendës së futbollit matjanë Dali Farruku. Kryetarja e Këshillit Bashkiak Mat, Elisa Gjasta dhe nënprefekti i Matit vlerësuan  lojën brilante të Farrukut të madh.

Dali Farruku është ikona e futbollit matjanë. Ai vazhdon të përmendet kudo me nostalgji si një lojtar klasi. Ai ka lindur me 18 janar 1957 në fshatit Urakë, njësia administrative Rukaj. Karrierën brilante të futbollistit e nisi në vitet ’70-të, kohë kur ai luante me klasat sportive në shkollën “31 korriku” Burrel. Që asokohe specialistët e futbollit e thanë  me zë të lartë: “Ky djalë ka talent dhe do të bëhet   dikushi në futbollin shqiptar”. Në moshën 17 vjeçare veshi bluzën e ekipit të të rriturve, duke luajtur ndeshjen e parë të karrierës sportive me skuadrën e Himarës.

Për 15 vjet veshi bluzën e bukur të skuadrës matjane dhe 6 vjet atë të Lushnjes. Farruku ka spikatur më shumë se kurdoherë në vitet ’80-90, sidomos në kampionatet 1981, 1983, 1986 kur Burreli debutonte në Kategorinë e Parë. Gjatë do të mbahen mend përballjet dhe loja e bukur e Farrukut me Dinamon, Tiranën, Partizanin, Vllazninë, etj. Tifozët kujtojnë lojën tribluese dhe golat e veçantë të Dali Farrukut, duke lënë me gisht në gojë emra të njohur të futbollit të asaj kohe.

Mjeshtri i Sportit dhe Qytetari i Nderit është shpallur golshënuesi më i mirë, një herë në Kategorinë e Parë me 13 gola dhe një herë tjetër më 18 gola në Kategorinë e Dytë. Ka zhvilluar afro 480 ndeshje në 23 vjet dhe ka shënuar mbi 200 gola. Dali Farruku u grumbullua për pak kohë me Kombëtaren Shqiptare por për shkak të një kleçke në biografi nuk pati fat të  luajë me fanellën kue e zi. Jo vetëm Daliu, por edhe Xhelali, Kastrioti, Leonardi, Ylberi, Alvaro, Kleando dhe Flabio mbajnë lart emrin e mirë të dinatisë Farruku. Këshilli Bashkiak në mbledhjen e fundit vendosi me vota unanime  ta shpallë Dali Farrukun “Qytetar Nderi të Matit”.

E.S./Vipsport.al/