sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Barcelona luan nesër ndaj Vilareal, mund të jetë ndeshja e fundit e Setien si katalanas

Barcelona po përgatitet për ndeshjen e nesërme ndaj Vilarealit, teksa situata brenda klubit është e nderë. Trajneri dhe lojtarët nuk kanë marrëdhëniet e duhura dhe harmonia brenda klubit mungon. Tre barazime dhe një fitore në katër ndeshjet e fundit dhe ikja e Realit në krye të La Ligas janë fryt i këtyre mosmarrëveshjeve.

Mediet spanjolle raportojnë se trajneri Kike Setien mund të shkarkohet që pas ndeshjes me Vilarealin. Kupa është “mbushur” dhe shkarkimi është në prag. Në rast të një rezultati negativ ndaj Vilarealit nesër Kike Setien do të shkarkohet dhe në vend të tij fillimisht do të vendoset trajneri i ekipit të dytë, Garsia Pimienta e më pas në fund të sezonit Çavi Ernandes, i cili thuhet se i ka thënë “po” katalanasve.

Një vit shumë i vështirë ky për Barcelonën, që mund të përfundojë pa asnjë trofe, duke parë se La Liga duket se po shkon drejt Madridit dhe Champions kërkon më shumë forcë se ç’ka treguar Barça e Setien. Edhe Mesi e ka ndjerë situatën negative dhe ka “ngrirë” negociatat e rinovimit, që pritet të qëndrojnë kështu deri në fillim të vitit të ardhshëm, kur zhvillohen zgjedhjet për president. /vipsport.al/