sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Autori i krimit dorëzohet në polici, tregon përse vrau vëllain e Aurier

Një burrë, emri i të cilit nuk bëhet i ditur për arsye konfidenciale, është dorëzuar në policinë e qytetit të Tuluzës dhe ka treguar se është vrasësi i Kristofer Aurier, vëllait të Serxh, mbrojtësit të Totenhem. Kristofer, 26-vjeç mbeti i vrarë mëngjesin e së hënës, pas një sulmi me armë zjarri në ambientet e jashtme të një lokali nate.

Viktima u shoqërua menjëherë në spital, por nuk mundi t’i shpëtojë plagës së rëndë të marrë në stomak. I dorëzuari në polici ka treguar se është ai autori i kësaj ngjarje dhe ka dhënë një dëshmi të detajuar për policinë. Megjithëse, këta të fundit mundohen të jenë diskretë, mediet franceze kanë zbuluar se autori ka treguar shkakun e vrasjes së Kristofer.

Vrasësi ka treguar se shkaku, që e ka dërguar drejt këtij veprimi ka qenë një mosmarrëveshje dashurie, ku përfshiheshin dy djemtë. Mësohet se autori i krimit është paraqitur në polici të martën, rreth orës 6 pasdite. Kristofer, ashtu si i vëllai, ishte gjithashtu futbollist dhe luante në Kategorinë e Pestë franceze me ekipin e Tuluz Rodeo. /vipsport.al/