sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Atalanta nuk di të ndalet pas pandemisë, tashmë është vetëm 1 pikë larg Interit

Interi rrezikon seriozisht të humbasë vendin e tretë në renditje, pasi tashmë ka pas krahëve Atalantën e e cila nuk di të ndalet në kampionat dhe që pas rifillimit të tij, ka siguruar vetëm fitore.

Fitorja e 5 që pas rifillimit, e 8 radhazi në kampionat për zikaltërit e qytetit të Bergamos, erdhi në transfertën e vështirë ndaj Kaljarit dhe u vendos nga një penallti. Karboni shkaktoi faull si lojtar i fundit dhe u ndëshkua edhe me karton të kuq për vendasit, ndërsa Muriel nuk gaboi nga pika e bardhë gjuajten për atë që ishte goli i vetëm i takimit. Gjimshti e ndoqi ndeshjen nga pankina ashtu si shumë titullarë të tjerë pasi trajneri Gasperini kishte bërë rotacion.

Një rezulatat i rëndësishëm ishte edhe fitorja e Breshias ndaj Veronës me shifrat 2-0. Kjo e bën skuadrën e Breshias të ketë ende shpresa për mbijetesën, ndërsa ekipi I Kumbullës e Rrahmanit sheh t’i largohet objektivi i pjesëmarrjes në Europë në sezonin e ardhshëm.

Ndeshjet

Kaljari-Atalanta 0-1
27′ (p) Muriel

Parma-Fiorentina 1-2
50’ (p) Kuçka / 19′ (p), 31’ (p) Pulgar

Udineze-Xhenoa 2-2
44’ Fofana, 73’ Lazanja / 81′ Pandev, 90’+7’ Pinamonti

Breshia-Verona 2-0
52’ Papeti, 90’+6’ Donaruma

Sampdoria-SPAL 3-0
11’, 45’ Lineti, 45’ Gabiadini