sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Asion Daja zbulon paktin e lojtarëve të Skënderbeut: Kemi bërë shumë sakrifica

Lojtarët e Skënderbeut duan me çdo kusht që të mbyllin kampionatin në një vend që u garanton të paktën formalisht pjesëmarrjen në Europë. Ky është pakti të cilin lojtarët kanë vënë mes tyre për këtë fund sezzni, ku do të kërkojnë të marrin gjithçka në ndeshjet e mbetura, siç e tregoi mesfushori Asion Daja në “SuperSport” pas sfidës së fituar me Vllazninë.

“Është e vërtetë që kemi pasur luhatje në këto ndeshje dhe e kishim të vështirë të fitonim besimin dhe na mungonte shumë fitorja. Ishte e vuajtur se konsumohemi shumë, pasi bëjmë lojë ofensive me shumë lëvizje taktike. Duhej të kishim shënuar golin e dytë që të çonim lojën ku duhet se me 1-0 i japim shanse kundërshtarit siç ndodhi me gabimin tone. Mendoj se kjo pauza e pandemisë ndikon, nuk janë futbollistët në gjendje të japin më të mirën për 90 minuta, edhe ekipi nuk ka qenë i plotë me të dëmtuar e kartonë.

Unë mendoj për momentin për Skënderbeun, të çoj në fund atë që kemi nisur: Ajo e gjykatës nuk na takon, mua personalisht e lojtarëve. Mendoj të çojmë në fund të gjithë këtë punë që kemi bërë. Ka pasur probleme ky kampionat, me tërmetin e pandeminë, kemi bërë shumë sakrifica se shumica nuk janë nga Korça. E kemi diskutuar me trajnerin e lojtarët që të çojmë në fund pjesën e sakrificës, të jemi në Kupat e Europës në renditje, pastaj vendimi nuk na takon ne. Pasi të mbarojmë e çojmë në fund këtë që kemi nisur, do të mendoj për të ardhmen”, tha Asion Daja. /vipsport.al/