sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

As Serie A, as La Liga, Uzuni pranë transferimit te kampionët e Hungarisë

Myrto Uzuni këtë sezon ka treguar se është një nga lojtarët më të mirë të Lokomotivës së Zagrebit, që po lufton për të zënë një vend të Champions League për herë të parë. Beratasi është një nga pikat e referimit të skuadrës kroate, duke qenë autor i nëntë golave dhe gjashtë asisteve me kryeqytetasit në të gjitha kompeticionet.

Së fundmi mediet kroate kanë mësuar se Uzuni është pranë largimit në Hungari te ekipi i Ferencvarosh. Skuadra kampione e vendit ballkanas është impresionuar nga cilësitë e 25-vjeçarit dhe ka kërkuar ta ketë në gjirin e saj sezonin e ardhshëm për të rritur forcat në misionin e mbrojtjes së titullit.

Janë zbuluar edhe termat financiarë të shitjes së ish-lojtarit të Laçit, i cili do i kushtojë hungarezëve 1.5 milionë euro. Një lëvizje surprizë kjo për 25-vjeçarin, që më parë qe shprehur se ka patur oferta zyrtare nga një klub i La Liga dhe interes paraprak nga Serie A. /vipsport.al/